Hasi
Si kudo në Kosovën rurale, jeta ka ndryshuar edhe në Gjonaj, një fshat në rajonin e Hasit që e vizitova në fund të viteve 1980-ta si pjesë e hulumtimit tim të disertacionit. Bëmë një vizitë të shkurtër në shtëpinë e Ramadan Totajt gjatë udhëtimit tim të gushtit. Aty hëngrëm fli në sofër, kërcyem veshur me disa kostume të ruajtura mirë dhe mbajtëm në duar artifakte të epokës osmane. Patëm një takim të këndshëm edhe me Miradinë, një nga gratë e familjes Totaj që më patën mirpritur gjatë kohës që isha në Gjonaj. Ajo kënaqej tek e shihte veten në librin tim, gjithashtu e bëmë edhe një tjetër foto të llojit “para dhe pas”; Miradia duke prerë dru! Gjithashtu u kënaqa që në aeroportin e Prishtinës, duke u nisur për Amerikë, takova Sadeten, që vie nga e njëjta familje.